Krasniqi reagon ndaj lajmeve për Veselin: Turp e përtej turpit, nuk mund ta njollosni UÇK-në

Aktuale

Krasniqi reagon ndaj lajmeve për Veselin: Turp e përtej turpit, nuk mund ta njollosni UÇK-në

Më: 3 maj 2019 Në ora: 20:01
Memli Krasniqi

Sot nëpër media është raportuar se kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë si i ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Këtë e ka demantuar edhe vet kryeparlamentari Veseli dhe nënkryetarë të Partisë Demokratike e  këshilltarë të vet Veselit.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe nënkryetari tjetër i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.

Ai është shprehur se kjo është trup e përtej turpit.

“Duket se dëshira e flaktë e disave në Kosovë për t’i parë udhëheqësit e luftës çlirimtare në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Speciale është aq e madhe sa që ka mundësi që as zyrtarët e Serbisë s’mund të ju konkurrojnë atyre në këtë dëshirë”, ka shkruar Krasniqi.

Ndër të tjera ai ka thënë se askush nuk mund ta njolloj luftën e UÇK-së.

“Turp, për besë. Përtej turpit! Por, edhe pse ajo ditë mund të vijë shpejt, mos keni dert se s’njolloset lufta e UÇK-së as prej asaj Gjykate, as prej dëshirave të juaja e as prej luftës speciale që e keni nisur tash e sa kohë”, ka shkruar në fund Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat