Milaim Zeka e mbron Kadri Veselin, nuk e përkrah publikimin e bisedave

Aktuale

Milaim Zeka e mbron Kadri Veselin, nuk e përkrah publikimin e bisedave

Nga: N.H Më: 3 maj 2019 Në ora: 23:24
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismas, Milaim Zeka ka reaguar pas publikimit të një bisede të Kryeparlamentarit Kadri Veseli në një media në vend.

Gjatë gjithë ditës së sotme ishte përfolur për rastin e kreut të PDK-së, derisa nuk ka munguar as deputeti Zeka, që ka shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për ta ndarë mendimin e tij lidhur me këtë çështje.

Ai ka folur edhe për, siç e ka quajtur reagimin e ndonjë shoqate të gjuetarëve, ndërsa vazhdoi se mediumi që ka publikuar bisedën, nuk është dashur ta bëjë një gjë të tillë.

Më poshtë, postimi i plotë i Zekës:

Ne vend te kerkimfaljes, Expressi boton biseden me Kadri Veselin

Jo rralle, edhe mediumet me prestigjioze te botes, botojne lajme te rrejshme, ose te paverifikuara nga dy-tre burime.

Sot, gazeta Express, botoi nje lajm se gjoja, kryetari i Kuvendit te Kosoves, Kadri Veseli, “do te intervistohej ne Hage”! Lajmi beri buje dhe sigurisht qe ka ngjallur edhe reagime nga me te ndryshmet.

Njeri nga reagimet ka ardhur nga vet Kadri Veseli, i cili me te drejte, ka marre ne tel kryetedaktorin Leonard Kerqykun, per tu sqaruar. Sipas te gjitha gjasave, biseda eshte regjistruar, pa dijenin e Veselit. Si rezultat i kesaje, per ta dyfishuar gabimin, Expresi, ne vend qe te kerkonte falje dhe ta demantonte lajmin, vendos ta boton biseden, e cila nga ndonje shoqate e gjuetareve, munde te konsiderohet edhe ketcenim.

Nuk duhet harruar qe kur nje gazetar krijon raporte edhe private qofte me Kadri Veselin apo cilindo politikane, eshte shume e natyrshme qe te perdoren edhe fjale qe nuk na pelqejne. Ne rastin konkret a me e rendesishme eshte biseda e Veselit, apo lajmi i rrejshem, i cili turbulloi opinionin publik?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat