Këto janë ngjarjet kryesore të ditës sot

Aktuale

Këto janë ngjarjet kryesore të ditës sot

Më: 4 maj 2019 Në ora: 08:05
Ilustrim

Këto janë ngjarjet e ditës:

Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj, në bashkëpunim me Federatën e Ping Pongut të Kosovës dhe Komunën e Ferizajt, organizojnë turneun e XX-të përkujtimor ndërkombëtar për nder të veprës së heroit Ahmet Hoxha. (Palestra “Bill Clinton”, Ferizaj)

10:00

Organizata “Toka” organizon konferencën “Vullnetarizmi Edukativ për Fuqizim të Rinisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Infermierisë, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës organizon konferencën me moton “Nderojmë të kaluarën – Ndërtojmë të ardhmen”. (Restorant “Elegant Exclusive”, rruga Ferizaj-Shtime)

11:00

Dega e Alternatives në Gjakovë do të mbajë konferencë për medie në lidhje me punësimet familjare dhe politike, që sipas tyre, po bëhen nga qeverisja e AAK-së në Komunën e Gjakovës. (Zyrat e Alternativës në Çarshinë e Jupave, Gjakovë)

11:00

Levizja për Drejtësi (LD) mban konferencë për medie. (Zyrat e LD-së, Lokalet e Lesnës, Prishtinë)

11:00

Mbahet tubim përkujtimor me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorit Njazi Rexhepi në Betejën e Koshares. Marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, si dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Sllatinë e Epërme, Viti)

18:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shënon 19-vjetorin e themelimit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat