Zyrtari serb i PDK-së ftohet në merr pjesë në konventën zgjedhore të partisë

Aktuale

Zyrtari serb i PDK-së ftohet në merr pjesë në konventën zgjedhore të partisë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 10:18
PDK

Partia Demokratike e Kosovës, ka muaj që ka filluar zgjedhjet e brenda partiake, për t’i zgjidhur organet më të larta drejtuese, duke filluar nga kryetarët e degëve nëpër Kosovë.

Tanimë në disa prej degëve të saj, PDK ka zgjedhur kryetarët e tyre. E në disa degë ka pasur përplasje mes kandidatëve, teksa pritet që pas një kohe Kadri Veseli të rizgjidhet kryetar i partisë.

Por, anëtari i PDK-së, nga komuniteti serb, Bojan Bozovic, përmes rrjeteve sociale, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në konventën e partisë që do të mbahet në Vushtrri.

“Kuvendi zgjedhor i PDK-së në Vushtrri. Si i vetmi serb dhe anëtar i PDK-së, jam i ftuar”, ka shkruar Bozovic.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat