“Hashim Thaçin e ka leçitë katundi”

Aktuale

“Hashim Thaçin e ka leçitë katundi”

Nga: H.O. Më: 4 maj 2019 Në ora: 10:25
Hashim Thaçi

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Presidenti Hashim Thaҫi po e ushtron këtë rol të cilin e uzurpuar me presione dhe shantazhe tek partitë politike.

“Realisht Hashim Thaçi nuk është President i Kosovës,a i veç po e luan këtë rol të cilin e uzurpoj me zor duke bërë presione dhe shantazhe tek partitë politike dhe veçmas të deputetët. Ky njeri është aq konfuzë sa që është vështirë me i ra në fije. Ky njeri tjetër gjë folë, tjetër gjë vepron, ky njeri ndër sy të mashtron, të rrenë, është manipulues dhe krejtë puna e tij ”shtetërore” lidhet më interesat e tij personale e jo me ato shtetërore. Është në gjendje që për interesat e tij ta shkelë edhe Kushtetutën”, thotë Maxharraj.

Ai thotë më tutje se atij nuk mund t’i besohet dhe se është bërë i rrezikshëm për vendin.

“Këtij njeriu nuk i besohet, është rrencë, mashtrues, manipulues, për interesin e vetë të pretë në besë, nuk ka besë është i pabesë, prandaj edhe askush nuk i beson, e ka humbë orientimin e tij mendor, vepron sikur te ishte një psikopatë që do të thotë se është i rrezikshëm edhe për shtetin. Për të gjitha këto vite sa është në pushtet asnjë të mirë nuk ia solli Kosovës, por vetëm dëme të pariparueshme”, vlerëson ai.

Maxharraj thotë se këto dëme ai i solli gjatë dialogut me Serbinë të cilin e uzurpoi për me së shtetë vite pa asnjë rezltat për vendin.

“Bile në këtë dialog nuk e pati as kurajon e as guximin që në dialog me Vuçiqin ta detyroi atë për kërkim fajle për gjenocidin që Serbia e ka bërë në Kosovë, për dhunën, për të pagjeturit, për masakrat, për tokën e djegur në Kosovë, çfarë iu jep kurajo që serbët të deklarohën kohëve të fundit se Serbia nuk ka bërë masakra në Kosovë. Kjo ndodhë së vetë Hashim Thaҫi nuk e paditi Serbinë për gjenocidin”, thekson profesor Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat