“Kah po shkon Kosova kështu duke u sillë si ‘pula pa krye’”

Aktuale

“Kah po shkon Kosova kështu duke u sillë si ‘pula pa krye’”

Nga: D.RR Më: 4 maj 2019 Në ora: 11:23
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar presidentin Thaçi dhe kryeparlamentarin Veseli për gjuhen dhe sjelljet e tyre, përcjellë "Bota sot".

Ai shkruan se Kosova ka një elitë intelektuale për mburrje, ka popull që bashkë-dyzon mirësjelljen bashkëkohore dhe atë tradicionale shqiptare, por ka edhe një kulturë shekullore të njërit ndër popujve më të lashtë të kontinentit.

Postimi i plotë:

Kah po shkon Kosova?

Para disa ditësh, në Kuvendin e Kosovës, Presidenti i vendit sillej dhe fliste me një gjuhë vërtetë për keqardhje! Dje, Kryeparlamentari ofendoi rëndë dhe madje edhe kërcënoi bartës të mediave me një gjuhë thuaja të përafërt. Gjuhë dhe sjellje e tillë nuk i ka munguar as Kryeministrit të vendit. Edhe pse këta janë kupola e kësaj stërkeqjeje, megjithatë, nuk janë të vetmit! Sjelljet e tilla do të jenë prezente në strukturat politike e shtetërore derisa ne nuk vetëdijesohemi si popull dhe gjatë proceseve zgjedhore, si partiake ashtu edhe shtetërore, nuk bëjmë zgjidhjet e duhura. Kosova ka një elitë intelektuale për mburrje, ka popull që bashkë-dyzon mirësjelljen bashkëkohore dhe atë tradicionale shqiptare, por ka edhe një kulturë shekullore të njërit ndër popujve më të lashtë të kontinentit. Ne pra nuk meritojmë udhëhiqje të tillë. Edhe pse kishim një ndihmë të jashtëzakonshme nga miqtë tonë ndërkombëtarë në udhëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë, demokracisë e shtet-ndërtimit, megjithatë, miqtë nuk kanë ndonjë shkop magjik për të na i zgjidhë të gjitha problemet. Duhet ti bashkojmë forcat e vullnetin dhe me të tillët të ballafaqohemi vetë! Duhet t'i vëmë gishtin kokës dhe të pyesim veten se kah po shkon Kosova kështu duke u sillë si "pula pa krye". Ti lëmë anash interesat parciale e individuale e të fokusohemi në interesin e përgjithshëm dhe në ardhmërinë e vendit, ashtu siç e bëmë këtë për mrekulli gjatë viteve të nëntëdhjeta, atëherë kur qëllimi na kishte shndërruar në një trup dhe një shpirt të pamposhtur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat