Dalin pamjet, ja vendi ku dyshohet se u vranë mizorisht 4000 shqiptarë të Kosovës

Aktuale

Dalin pamjet, ja vendi ku dyshohet se u vranë mizorisht 4000 shqiptarë të Kosovës

Nga: N.H Më: 4 maj 2019 Në ora: 17:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më 1 prill të këtij viti u bënë plotë 74 vjet nga Masakra e Tivarit, ku u vranë dhe u varrosën masivisht disa mijëra djem të Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Deri më tani janë dhënë shifra të ndryshme rreth të vrarëve në këtë masakër. Ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër del se ky numër mund të jetë shumë më i madh.

Së fundi, në rrjetet sociale janë duke u qarkulluar pamje nga vendi ku dyshohet se mund të jenë të varrosur mijëra djem nga Kosova.

Image

Dëshmitarët e kësaj videoje besojnë se në këtë vend mund të gjenden varrezat e të rekrutuarve nga Kosova. Me gurë të mëdhenj ata thonë se janë mbuluar trupat e shqiptarëve.

“Ekskluzivisht, hera e parë tek ku mendohet që janë varreza masive e viktimave të Masakrës së Tivarit ku janë vrarë mizorisht 4000 shqiptarë në pabesi”, thuhet në fillim të kësaj videoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat