Tha se kishte mësuar zanatin për kulme në Zvicër, Rexhaj ironizon Haradinajn: Mësoni o rinia e Kosovës…

Aktuale

Tha se kishte mësuar zanatin për kulme në Zvicër, Rexhaj ironizon Haradinajn: Mësoni o rinia e Kosovës…

Nga: A.ZH Më: 4 maj 2019 Në ora: 17:46
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, së fundmi ka deklaruar se nuk është tragjike ikja e të rinjve nga vendi.

Kjo pasi sipas tij edhe ai vet kishte marrë zanat në Zvicër.

Me këtë deklaratë të tij, ka ironizuar publicist Xhevat Rexhaj. Ky i fundit, ka thënë se rinia e Kosovës, “duhet të mësojë të qes kulma”, pasi rroga sipas tij, është “1 milion euro”.

“Mësoni o rinia e Kosovës, mësoni me qit kulma.... rroga 1 milion! Ky kulmagji, Hasha zidar, Limaj e Kadrija fasader, Jakupi e A. Syla e R. Selimit me Lushtakun oborrin, dhe Kosova shpi e tyre”, ka shkruar Rexhaj në një postim në Facebook.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat