Berisha i reagon Veselit: A ke çrregullime hormonale a s’di, kënaqësia jote gjithmonë sillet rreth ushkurit

Aktuale

Berisha i reagon Veselit: A ke çrregullime hormonale a s’di, kënaqësia jote gjithmonë sillet rreth ushkurit

Nga: N.H Më: 4 maj 2019 Në ora: 18:11
Kadri Veseli dhe Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar reagimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas një lajm të publikuar në media, rreth shkuarjes së tij në Hagë.

Berisha thotë se nuk ka dëgjuar kurrë në jetë një ofendim të tillë, siç bëri dje kryetari Veseli ndaj njw gazetari.

Në postimin e saj në Facebook, Kimete Berisha pyet se a ka çrregullime hormonale Kadri Veseli, pasi sipas saj, ky i fundit, gjithmonë sillet diçka rreth ushkurit.

“A ka çrregullime hormonale a s'di, po Kadri kënaqësia gjithmonë sillet diçka rreth ushkurit, ju ka shishmu perversioni, edhe Albulena Haxhiut i ka pas thënë 'ma hongsh atë sendin', e pastaj i ka pas kërku falje nanës së tij”, shkruan mes tjerash Berisha në Facebook.

Ja shkrimi i saj në Facebook:

Berat Buzhala ia ka bë si Van Gogu, e ka pre veshin e tij të djathtë dhe ia ka dërgu Kadri Veselit me shfrytëzu si flladitëse japoneze.

Unë për vete, kurrë në jetë nuk kam dëgju ofendim më të madh sesa ky që Kryetari i Kuvendit i tha Berat Buzhalës 'llaposh'.

Në familjen tonë nuk e kemi përdorë kurrë asnjë shprehje që i përqesh njerëzit, prandaj për mua, është krim mbi krime kur e ofendon dikë në bazë të pamjes, thonë s'paska gjë ma gjynah.

Te shqiptarët e Shqipërisë Sali Berisha shahet si 'plak', i thonë: 'me qenë i miri ti s'ishe plak' thuajse pleqëria është 'profesion'.
Njëfarë Mira Kazhani ish krejt e çmendur, i tha një ditë Sali Berishës 'Unë do të jetoj më gjatë se ti' ?.
....kurse në Kosovë ja ka nis Kadri 'bukuroshi' m'i sha ata që i duken kuazimodo. Bre Zoti t'marroftë Kuazimodo e shpëtoj Notre Dame nga zjarri, sipas Hygos.

A ka çrregullime hormonale a s'di, po Kadri kënaqësia gjithmonë sillet diçka rreth ushkurit, ju ka shishmu perversioni, edhe Albulena Haxhiut i ka pas thënë 'ma hongsh atë sendin', e pastaj i ka pas kërku falje nanës së tij Ajshes në vend se m'i kërku falje Albulenës. 
Marre kur e ka dëgju burri i Albulenës. 
Çfarë mashkulli i keq. 
I ultë është ai mashkull që i shan gratë e huaja.

Dje Kadri Veseli e ka ftuar Leonard Kërqukun me ja flladit...Se kishe ky aq mashkull sa ka nevoja të veçanta.Leonardi, ashtu siç pritej e ka refuzu ftesën e Kryetarit për flladitje dhe e ka lajmëru rastin te gazetarët, të cilët e kanë dënu ftesën e Kadri Veselit dhe e kanë 'gjyku' ashpër.

Njani i PDK më tha që Kadria 'u mbush në ty' demek pse i kam tregu dje se Hashimi po ja merr partinë, s'është faji im,l pse partia po shuhet dhe se këtij veç hija i ka mbet, por ama u shfry në Beratin, se Berati i urtë.

Aq më tepër ndjej obligim ta 'mbroj' Leonardin se duket korrekt dhe i kulturuar, një herë pata kërku nga ai me fshi nga Expressi një koment të shëmtuar për mua, e ai i ka pas pamundësuar krejt komentet, dhe unë jam mirënjohëse.

Berat Buzhala nuk ka komplekse fizike, sepse është njëfarë lojtari që iu paraprinë të gjitha fyerjeve që mund t'i bëhen atij, dhe më shumë e 'fyen' Buzhala veten sesa që mund ta fyej dikush, kushdo qoftë.

Të biesh në 'kurthën e Beratit' dhe të luash me 'letrën e djegur' të Buzhalës, është patetike. Buzhala ia ka nxjerr të keqtit Kadri Veseli, i cili qe sa herë e ka dëshmuar se kur bëhet nervoz i hup lidhja me kry.

Kur ti e shan veten (ia kesh vetes hundën a veshët) hyn në gjynah me shpirtin tënd, punë e madhe, anipse thonë shpirti ankohet në ty, e bën 'dava'. Kurse, kur ti e përqesh dikë për pamjen fizike, ku ku për ty çka të pret.

Nëse Zoti i ka krijuar njerëzit (që besoj edhe unë), ti e përqesh veprën e tij, që do të thotë ti hyn direkt në konflikt me Zotin, jo me Berat Buzhalën, se Buzhala s'është autor i trupit të tij. 
Dhe plus ia merr atij gjynahet.

Në historinë e politikës shqiptare, pas Ali Shukrisë që i quajti nanat shqiptare 'lavatriçe', pas Blerand Stavilecit, i cili i përjashtoi nga nataliteti fukarenjtë, u tha 'pse ju lindni kur s'keni pare', Kadri Veseli është i treti që i ofendon njerëzit nga pozita politike, dhe i ofendon për pamje fizike. 
O Zot sa ultë. 

E harrova Uranin, që i ka pas përjashtu nga kafiqi i tij katundarët, e për këtë shkak në kafiq të tij edhe njeri u vra, plus çuditet sot, thotē çka keni ju që i gëzoheni burgut për kriminelët, pse po gëzoheni që PDK po shuhet.

Pranoje, fundin. S'ke çka me ba. U kry. Boll keni vjedh, keni shantazhu, keni shkatërru, keni la lesh, tash u kry. 
Nëse s'u kry, pse po bëhesh nervoz.

Janë 5 faza të pajtimit me fundin, ta them nga përvoja. 
I pari është 'pajtimi', që vjen pas 'mohimit'.
Derisa ti nuk pajtohesh që koha jote ka mbaruar, ka me të dhimbt shumë zemra dhe për me t'u ndal dhimta e zemrës s'ke me pas çare pa u pajtu me fundin. 
(Ka rrota të s'ëmës që jetojnë edhe pa shpresë).

Ku i ke soliterat e Mitrovicës, pse nuk po ndjehesh i 'madh' sa ata. 
A e sheh që parja nuk e çon ujin përpjetë. 
Nuk të bën të lumtur. A e ke pa Behgjeti që është i palumtur, sepse ndjen se s'do të hyjë në histori. Krejt paret e botës i kish dhënë veç me hy n'histori. Turli ambicie, gjynahi i Zotit

Nëse ka diçka që ia vlen për me jetu është - nderi, që juve ju mungon dhe prandaj gjithë kjo nervozë po doni me plas.

Njerëzit e mençur gëzohen kur për ta fliten rrena. Se rrena-rren, nëse s'të kanë marrë në Hagë pse ti mërzitesh. 
Mërzitesh sepse është e vërtetë.

Rrena nuk shkakton vuajtje reale. As letërsia nuk i duron vuajtjet e imagjinuara, se lëre më jeta reale. S'ka vuajtje të rreme, as artistike. Ato janë lazdrimllëk.

Nëse edhe ti nuk shkon në Hagë, kush duhet me shku që kush më shumë se ti s'i plotëson kushtet.

P.S 1. Edhe diçka. Betohem në Zot, se njerëz t'u të ngushtē kanë intervenuar te unë të mos shkruaj kundër Ramushit. 
A po e sheh që në njëren anë Hashimi, e në anën tjetrën Ramushi, të çkoçën. Kimetja ta thotë të vërtetën brutale. 
T'kanë gjet të papërgatitur, se je mësu ti me punu tinëz dhe prapa shpinës.

Tash po i vë pikë këtij shkrimi se po e vërej veten kah më nxehet gjaku.

Do t'i shohim paramilitarët tu' kah na shërbejnë 'neve' besën po ta dhë. 
E disa 'çika' që po të 'mbrojnë' sot, i kam pa tuj nga mbas Lutfi Hazirit kur ishte ministër.

Po ia bëj si Presidenti, e po të them 'beso që po të kursej sepse e di që këtë shkrim e lexojnë prindërit e m'i, sidomos më vjen marre prej babës, i cili kah të rrotullohet më thotë 'mos bë krejt çka mundesh'.

P.S. 2. Ka disa teori të reja që zbulojnë se Van Gogut ia këputi veshin shoku më i ngushtë, e nuk e preu vet me ja çu 'bakshish' nga inatinvajzës që dashuronte e që ajo e refuzonte për shkak të 'bukurisë së tij'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat