Veseli takon Shoqatat e të Pagjeturve: Kemi për obligim ta bëjmë Tribunali për dënimin e kriminelëve serb

Aktuale

Veseli takon Shoqatat e të Pagjeturve: Kemi për obligim ta bëjmë Tribunali për dënimin e kriminelëve serb

Nga: A.SH Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:08
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka zhvilluar një takim me Shoqatat e të Pagjeturve të cilët biseduan për Themelimin e Tribunalit për Dënimin e Krimeve të Serbisë në Kosovë, përcjellë “Bota sot”.

Ai përmes facebook shkruan se, këto shoqata janë më të më të prekurat nga gjenocidi serb i kryer në Kosovë dhe njëkohësisht më aktivet e më të angazhuarat për kërkimin dhe vulosjen e drejtësisë.

“Ne si institucione të Republikës së Kosovës, kemi për obligim të mbrojmë jo vetëm lirinë, shtetin dhe jetën e qytetarëve tanë, por edhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare”, shkruan Veseli.

Postimi i plotë:

Në kuadër të takimeve senzibilizuese për Themelimin e Tribunalit për Dënimin e Krimeve të Serbisë në Kosovë takova Shoqatat e të Pagjeturve, të cilat janë më të prekurat nga gjenocidi serb i kryer në Kosovë dhe njëkohësisht më aktivet e më të angazhuarat për kërkimin dhe vulosjen e drejtësisë.
Ne si institucione të Republikës së Kosovës, kemi për obligim të mbrojmë jo vetëm lirinë, shtetin dhe jetën e qytetarëve tanë, por edhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.
Krimet dhe masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë janë të përmasave të gjenocidit.
Ne kemi besuar se drejtësia ndërkombëtare do ta thotë fjalën e saj në dënimin e këtyre krimeve.
Fatkeqësisht kanë kaluar dy dekada dhe pak ose aspak nuk është bërë në këtë drejtim.
Tribunali i Hagës i ka lënë në gjysmë proceset gjyqësore kundër krerëve të regjimit të Milosheviqit.
Ndërkaq, Serbia është munduar ta mbyllë këtë punë duke organizuar gjykime të rrejshme të oficerëve të saj që kanë marrë pjesë në masakrat e kryera në Kosovë.
Kjo është e papranueshme.
186 masakra të kryera në Kosovë kërkojnë drejtësi.
Heshtja ndaj dëshmive dhe dëshmitarëve është falje e heshtur për kriminelët.
Kjo nuk guxon të ndodhë. Dhe nuk kemi me u ndalë deri në arritjen e qëllimit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat