Kërkohet vendosja e drejtësisë së vonuar në Kosovë

Aktuale

Kërkohet vendosja e drejtësisë së vonuar në Kosovë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 20:25
Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga thotë se angazhimi i vazhdueshëm amerikan është i domosdoshme në Kosovë dhe mbarë rajonin për të vendosur drejtësinë e vonuar, 20 vjet pas luftës.

Gjatë një séance dëgjimore në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për politikën e jashtme, zonja Jahjaga u kërkoi ligjvënësve amerikanë krijimin e një gjykate speciale që do të merrej ekskluzivisht me hetimin e krimeve të luftës të bëra nga ana e Serbisë ndaj Kosovës.

Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me presidenten Jahjaga dhe zonjën Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, dhe përgatiti materialin në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat