KFOR paralajmëron lëvizje të ushtarëve në pjesë të ndryshme të Kosovës

Aktuale

KFOR paralajmëron lëvizje të ushtarëve në pjesë të ndryshme të Kosovës

Nga: F.B Më: 4 maj 2019 Në ora: 20:30
KFOR

Në një kumtesë të lëshuar sonte nga zyra e informacionit të KFOR-it vazhdon me ushtrime në mbajtjen e gatishmërisë së veprimit që të jetë "gati të garantojë siguri dhe ofrojë siguri të gjithë njerëzve në Kosovë", shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Nga ana e misionit paqeruajtës sonte është komunikuar që në ditët e ardhshme do të ketë lëvizshmëri të trupave në pjesë dhe zona të ndryshme.

“Bëhet fjalë për një test provues të shpërndarjes dhe veprimit sipas procedurës. Situata edhe më tutje është nën kontroll pa shenja të mundshme kërcënimi” – tha KFOR në kumtesë.

Në vazhdim të kumtesës KFOR thekson se vazhdojnë stërvitjet që të jetë gati të sigurojë dhe ofrojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat