Buxhovi: Samiti i Berlinit varrosi idenë e Thaçit për pazare me shtetin e Kosovës!

Aktuale

Buxhovi: Samiti i Berlinit varrosi idenë e Thaçit për pazare me shtetin e Kosovës!

Nga: E. Dujaka Më: 4 maj 2019 Në ora: 21:43
Jusuf Buxhovi

Hstoriani Jusuf Buxhovi, vlerësoi se në Berlin u varros përfundimisht ideja e presidentit Thaçi për pazare me shtetin e Kosovës e projektuar bashkë me presidentin serb Vuçiqin, që për pasojë do të kishte destabilizimin e rajonit dhe rikthimin e Rusisë në Ballkan.

Sipas Buxhovit, edhe pse në Berlin shqiptarët ishin të përçarë dhe me dy qëndrime të kundërta: Në njërën anë Thaçi dhe në tjetrën anë Haradinaj, i pari për pazare me shtetin dhe i dyti në mbrojtje të tij, kjo ishte pozitive, ngaqë po të ishin "të një mendjeje" atëherë do të thoshte fitore e Thaçit. Por, si u pa, në Berlin, fitoi qërndrimi Haradinaj, ngaqë u mbështet nga Merkel dhe presidenti i Francës, Macron. Kjo u pasqyrua edhe në komunikatën përfundimtare.

Sipas Buxhovit, dështimi i avanturës së Thaçit duhet të detyrojë Haradinajn që në Paris të drejtojë jo vetëm delegacionin, por edhe të riformulojë bisedimet me Serbinë me kërkesën që ato të fillojnë me njohje reciproke si dhe inkuadrimin e serbëve të Kosovës në bisedime, në mënyrë që Beogradit t'i merren atutë e deritanishme, që i ka përdorur për ta destabilizuar Kosovën.

Në këtë intervistë për TV Syrin, Buxhovi ishte kritik ndaj rolit të qeverisë shqipare dhe Ramës, i cili ishte pjesë mobilizuese e triumviratit kundër Kosovës. Rama, angazhoi edhe një infrastrukturë gazetarësh renegatë nga Kosova në të mirë të ideve për copëtimin e Kosovës, gjoja në emër të arritjes së paqes historike me Serbinë! Këtu e ka burimin edhe i ashtuquajturi “bashkim shqiptar”, sipas kutit të Beogradit, me ç'rast, për dy tre komuna , do të sakrifikohej shteti i Kosovës!?

Në fund, Buxhovi tha se interesimi i Gjermanisë dhe i Francës që kësaj çështjeje t'i ipet një përgjigje, pra që të flaket ideja e Thaçit dhe e Vuçiqit për sakrifikimin e Kosovës, ka të bëjë edhe me atë se këto dy shtete, i kanë ndihmuar çlirimit të Kosovës nga Serbia dhe pavarësisë së Kosovës, ndaj nuk mund të pajtoheshin me rrënimin e tij, ngaqë Kosova e pavarur është edhe interes i tyre, siç është i NAT-s dhe SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat