Enver Hoxhaj thotë se u ftua në fushatën e CDU’së, takon pasardhësen e Merkelit

Aktuale

Enver Hoxhaj thotë se u ftua në fushatën e CDU’së, takon pasardhësen e Merkelit

Më: 4 maj 2019 Në ora: 22:58
Enver Hoxhaj dhe Michael Gahler

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj po merr pjesë në fushatën e CDU’së gjermane për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Ai thotë se është ftuar në këtë kampanjë nga eurodeputeti Michael Gahler.

Hoxhaj sot është takuar me pasardhësën e kancelares Angela Merkel në krye të CDU’së, Annegret Kramp – Karrenbauer.

Ai shkruan se falëndëroi kryetarën e CDU’së për përkrahjen që kjo parti dhe Gjermania ia kanë dhënë Kosovës.

Shkrimi i plotë i Hoxhajt:

I ftuar nga euro-deputeti gjerman Michael Gahler po marr pjesë në fushatën CDU-së për zgjedhjet parlamentare të BE-së. Në takimin me shefen e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, theksova se shqiptarët aq sa i janë mirënjohës Gjermanisë po aq i janë CDU-së për mbështetjen ndaj Kosovës.

Mbi gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë në Gjermani, të të gjitha profesioneve dhe moshave, kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në ekonominë dhe shoqërinë gjermane. Prandaj, fuqizmi i CDU-së në zgjedhjet për Parlamentin Evropian është në interes të Kosovës dhe Gjermanisë, e mbi të gjitha i një BE-je më të fortë dhe më stabile.

Shefja e CDU-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj CDU-së në këto zgjedhje, në vecanti ndaj kandidatit Michael Gahler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat