Thaçit i vjen goditja nga ish-shoku i studimeve: E kam ditë që është hajn e falsifikator, por që kalon në anën e Serbisë, nuk...

Aktuale

Thaçit i vjen goditja nga ish-shoku i studimeve: E kam ditë që është hajn e falsifikator, por që kalon në anën e Serbisë, nuk...

Nga: N.Sh Më: 5 maj 2019 Në ora: 13:08
Hashim Thaçi

Ish-shoku i studimeve të Hashim Thaçit, veprimtari Sali Rexhaj përmes një shkrimi në Facebook, ka folur për bashkëpunëtorët shqiptar me Serbinë.

Me këtë rast, Rexhaj, thekson se, pas Rrahman Morinës, Kolë Shirokës dhe Halit Tërnavcit, ka menduar se më Serbia nuk do të gjenë bashkëpunëtor në Kosovë, mirëpo, sipas tij, e gjeti edhe Hashim Thaçin.

“Por se mu Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës kalon në anën e Serbisë, nuk ma ka marrë kurrë mendja. Edhe pse herët e kam vërejtë, që në fillim të viteve 90, se është hajn, falsifikator dhe i sëmurë për para e pushtet”, shkruan Rexhaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Kam menduar e kam qenë i bindur se pas Rrahman Morinës, Kolë Shirokës, Halit Ternavcit...Serbia nuk gjenë aleat e bashkëpunëtor në Kosovë.

Për Tiranë e kam ditë se komunistet mundë të na shesin.

Por se mu Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës kalon në anën e Serbisë, nuk ma ka marrë kurrë mendja. Edhe pse herët e kam vërejtë, që në fillim të viteve 90, se është hajn, falsifikator dhe i sëmurë për para e pushtet.

Danke Deutschland, vielen dank Bundeskanzlerin Merkel.

Ramush, rrnofshë sa malet burrë i Dukagjinit.

????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat