Limaj: Dëshmorët meritorët më të mëdhenj të lirisë

Aktuale

Limaj: Dëshmorët meritorët më të mëdhenj të lirisë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:21
Ilustrim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit,ka thënë se kujtojnë me respekt e krenari Dëshmorët e Kombit të cilët janë meritorët më të mëdhenj për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

Limaj ka shkruar në Facebook se në këtë ditë kujtojmë dëshmorët jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e atdheut.

“Qytetarët e Kosovës do t'u jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre. Lavdi e përjetshme për të gjithë Dëshmorët e Kombit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat