Serbia po vajton për taksën, numron shtete që po përfitojnë

Aktuale

Serbia po vajton për taksën, numron shtete që po përfitojnë

Nga: K.M Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:51
Produktet serbe

Tash e sa muaj Republika e Kosovës gjegjësishtë qeveria e vendit e ka votuar në njërën nga mbledhjet e saja taksën 100% për produktet që vijnë nga Serbia si dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo taksë ka dal të jetë problem jashtëzakonisht i madhë, madje edhe diplomatik sidomos kohët e fundit, pasi që një gjë e tillë po e pengon edhe rifillimin e negociatave me Serbinë, pasi që pala serbe po refuzon të ulet në tryezën e bisedimeve pa u tërhequr ajo taksë.

Marko Gjuriq, ditë më parë kishte konstatuar se taksa 100% kundër mallrave serbe, Serbisë dhe tragut të saj i ka kushtuar afro 500 milion euro, para këto të cilat nuk janë arkëtuar në ndërrmarjet serbe, pasi që për dallim nga viti i kaluar, mallrat deri në atë vlerë nuk kanë mundur të hyjnë në Republikën e Kosovës.

Së fundi, në Serbi janë marrë me një analizë tjetër ku kanë evidentuar shtetet të cilat kanë përfituar më së shumti me këtë rast, duke konstatuar se përfituesja më e madhe është Sllovenia, pasi që sipas asaj që shkruan blici serb, shteti Slloven në Republikën e Kosovës, për dallim nga viti i kaluar në të njejtën periudhë ka shitur 9,5 milion euro më shumë. E dyta me rradhë për nga eksporti në Republikën e Kosovës thuhet të jetë Maqedonia e Veriut e cila ka shitur 7 milion më shumë se në të njejtën periudhë në vitin e kaluar, pastaj vjen Shqipëria dhe Turqia të cilat e kanë rritur eksportin në Kosovë për 6 milion, e tek pastaj vijnë Gjermania dhe Kina.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat