Ish-mjeku i UÇK-së: Emri Ramush nuk po tingëllon mirë, Ra-Mush po asocon me rënien

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së: Emri Ramush nuk po tingëllon mirë, Ra-Mush po asocon me rënien

Nga: N.Sh Më: 5 maj 2019 Në ora: 16:02
Ramush Haradinaj

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, e ka komentuar idenë e kryeministri Ramush Haradinaj për urimin e qytetarëve për liberalizim të vizave.

Loshi, duke komentuar këtë, ka folur edhe për emrin e Ramushit.

“Emri Ramush nuk po tingëllon bash mirë. Disi po asocon me renien! Ra-Mush. Jo unë nuk dua që të bjerë ndonjëherë Ramushi!”, shkruan Loshi në facevook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Ideja e Ramushit për urimin e vizave qytetarëve çdo ditë derisa t’i marrim është gjeniale. A ka gjë më të bukur për dikend si unë, për shembull, që nga një distancë aq e madhe ka mundësinë që çdo mëngjes t’i urojë vendit të vet një gjë aq të bukur, një të arritur kolosale, siç janë vizat!

U gëzofsh Ramush! U bekofsh Ramush! Qofsh levdue bashkë me Krishtin!

Prit, prit! Emri Ramush nuk po tingëllon bash mirë. Disi po asocon me renien! Ra-Mush. Jo unë nuk dua që të bjerë ndonjëherë Ramushi! Propozoj që në emër të Atit, të birit dhe shpirtit të shejtë nga sot t’ia ndërrojmë emrin kryeministrit. Nga Ra- mush në Çu-mush! Amen!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat