Kryeziu: Institucionet e Kosovës e kanë zbehur rolin e Listës Serbe

Aktuale

Kryeziu: Institucionet e Kosovës e kanë zbehur rolin e Listës Serbe

Më: 5 maj 2019 Në ora: 16:08
Ismet Kryeziu

Institucionet e Kosovës kanë arritur të zbehin rolin të cilin ka pretenduar ta ketë Lista Serbe me veprimet e saj duke penguar Qeverinë dhe Kuvendin. Kështu vlerëson drejtori ekzekutiv i Institut Demokratik të Kosovës, gjatë intervistës 45 minuta dhënë për KosovaPress-it.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se Kuvendi i Kosovës nuk varet nga votat e Listës Serbe, por nga mungesa e numrave të subjekteve të tjera politike.

“Kemi një parlament që nuk varet nga Lista Srpska por varet nga mungesa e kuorumit, është si rezultat i subjekteve të tjera politike. Konsideroj që institucionet kanë arritur me zbeh rolin të cilin ka pretenduar ta ketë Lista Srpska që me veprimet e saj ta pengojë Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës”, thotë ai.

Duke folur për aktivitetin e Listës Serbe në Kosovë, dhe zgjedhjet që do të mbahen më 19 maj në veri të Kosovës, Kryeziu thotë se pavarësisht që në zgjedhje do të marrë pjesë edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, është një numër i vogël i qytetarëve shqiptarë, dhe atje ende vota është e bazuar në etni.

Sipas tij, Beogradi e ka ushtruar një presion shumë të madh e tani ka krijuar një diversitet politik të cilin e ka koncentruar në Listën Serbe, dhe kjo nuk i shërben shumë demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat