Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 20-vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, ka thënë se është njëri nga ideologët e lëvizjes paqësore të Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Thaçi përmes një statusi në Facebooku ka shkruar se gjithmonë do të nderohet veprimtaria e tij.
Postimi i plotë:
U bënë 20 vjet nga vrasja e profesorit Fehmi Agani, njërit nga ideologët e lëvizjes paqësore të Kosovës. Gjithmonë do të nderohet veprimtaria e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. HTH