Vjen thirrja për Ramën: Nëse të ka mbetur fije miqësie me Vuçiqin, bëji këtë kërkesë për Kosovën!

Aktuale

Vjen thirrja për Ramën: Nëse të ka mbetur fije miqësie me Vuçiqin, bëji këtë kërkesë për Kosovën!

Nga: A.ZH Më: 5 maj 2019 Në ora: 18:18
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme, ka thënë se ideja për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi, ka dështuar.

Ai për dështimin, ka fajësuar agjenturat sekrete të shteteve perëndimore.

E duke komentuar këtë deklaratë të tij, gazetari dhe analisti shqiptar Andi Bushati, i ka bërë një thirrje kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ai ka thënë se nëse Ramës i ka mbetur një fije miqësie me Vuçiqin, duhet t’i bjerë në gjunjë që t’i ndërpres intervistat për idenë e tij për ndryshim kufijsh, përcjell Bota sot.

“Edi Rama, nëse i ka mbetur ndonjë fije miqësie me Vuçiçin, duhet t’i bjerë në gjunjë që t’i ndërpres këto intervistat për idenë e tij për ndryshim kufijsh, se i nxori bojën këtyre në Tiranë dhe atyre në Prishtinë”, ka shkruar Bushati në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat