Pacolli uron besimtarë islamë për Ramazan

Aktuale

Pacolli uron besimtarë islamë për Ramazan

Më: 5 maj 2019 Në ora: 21:18
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përgëzuar besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se sakrifica gjatë këtij muaji le të shërbejë si arsye për të na pasuruar shpirtërisht për të na bërë më të mirë me ata që na rrethojnë.

“Vetëm pak na ndanë nga fillimi i muajit të bekuar të Ramazanit - muajit të mëshirës, sakrificës dhe adhurimit.

Agjërimi i këtij muaji është një nga pesë shtyllat e fesë Islame, andaj ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë juve që do ta agjëroni këtë muaj!

Le të shërbejë sakrifica gjatë këtij muaji si arsye për të na pastruar dhe pasuruar shpirtërisht, si dhe arsye për na bërë më të mirë me të gjithë ata që na rrethojnë”, shkruan Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat