Haradinaj takohet me kryetarët e partive opozitare të Shqipërisë

Aktuale

Haradinaj takohet me kryetarët e partive opozitare të Shqipërisë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 09:25
Haradinaj me kryetarët e partive opozitare të Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarët e partive opozitare nga Shqipëria, Fatmir Mediun, Agron Dukan, Nard Ndokan dhe Vangjel Dulen.

Me këtë rast, Haradinja ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.

Ky është postimi i plotë:

Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.

Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.

Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat