Haradinaj uron qytetarët e Maqedonisë për zgjedhjet presidenciale

Aktuale

Haradinaj uron qytetarët e Maqedonisë për zgjedhjet presidenciale

Më: 6 maj 2019 Në ora: 10:04
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një statusi në Facebook ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur dje.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Me këtë rast, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski. Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike. RH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat