Thaçi uron presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut

Aktuale

Thaçi uron presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut

Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:02
Stevo Pendarovski

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij të ri në Maqedoninë Veriore, presidentit të zgjedhur Stevo Pendarovski.

Presidenti Thaçi ka shkruar se Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë lidhje të përzemërta dhe themele të forta, që mbështeten në dëshirën e përbashkët për të nxitur bashkëpunimin reciprok në të gjitha fushat.

Po ashtu, presidenti Thaçi i ka përgëzuar edhe subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat u dëshmuan konstruktive, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në këtë proces zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat