Veseli takon opozitarët nga Shqipëria

Aktuale

Veseli takon opozitarët nga Shqipëria

Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:26
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim një delegacion të disa partive opozitare në Shqipëri, të kryesuar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane.

Kryeparlamentari Veseli dhe përfaqësuesit politikë nga Tirana diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, sfidat me të cilat po përballen të dyja vendet në proceset zhvillimore e euro-integruese, si dhe për avancimin e marrëdhënieve të mëtejme midis dy vendeve.

Bashkëbiseduesit shtruan nevojën e një bashkëpunimi më të thellë në të gjitha fushat dhe në kapërcimin e sfidave të përbashkëta në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë.

 Kryeparlamentari Veseli, pasi shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Shqipëria ndër vite, tha se e ardhmja e përbashkët e të dyja vendeve është në Bashkimin Evropian.

 Përfaqësuesit e partive opozitare nga Shqipëria e falënderuan Veselin për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me gjitha forcat politike shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat