Kosnett: Krenar me përfshirjen e kompanive amerikane në ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”

Aktuale

Kosnett: Krenar me përfshirjen e kompanive amerikane në ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:08
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka shprehur përkrahjen e tij për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Përmes një postimi në Twitter Kosnett është shprehur i lumtur që një kompani lidere amerikane është e përfshirë në ndërtimin e Termocentralin “Kosova e Re”, përcjell lajmi.net.

“I lumtur që Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur një ofertues të preferuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”- krenar të shoh që një kompani lidere amerikane është e përfshirë. Kjo shenjon një hap kyç për një projekt që ne besojmë se është jetësor për sigurinë afatgjate më energjo për Kosovën. Urime të gjithëve”, ka shkruar Kosnett

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat