Komision Shtetëror dhe kompani ndërkombëtare për të ndihmuar në procedurën për themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë

Aktuale

Komision Shtetëror dhe kompani ndërkombëtare për të ndihmuar në procedurën për themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:23
Kuvendi i Kosovës

Pas një takimi me institucionet e drejtësisë dhe shoqatat e familjeve të viktimave të luftës në Kosovë, në kuadër të iniciativës së tij për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka bërë të ditur edhe disa nga hapat e mëtejme.

Ai paralajmëroi formimin e një Komisioni Shtetëror, i cili do të përbëhet nga përfaqësuesit e pozitës, opozitës dhe komuniteteve, nga shoqatat e dala nga lufta, shoqatat e të pagjeturve, të dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve, nga organizatat e shoqërisë civile, nga institucionet e drejtësisë, dhe nga institucionet akademike.

Veseli përmendi se ky Komision do të punojë në mbledhjen e dëshmive dhe përgatitjen e një plani të punës.

 Kryetari Veseli përmendi opsionin e angazhimit të një kompanie ndërkombëtare, e cila do të ishte e specializuar në këtë fushë, për të asistuar në të gjitha format.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat