Ischinger: Pa njohjen e Kosovës, s’ka anëtarësim të Serbisë në BE

Aktuale

Ischinger: Pa njohjen e Kosovës, s’ka anëtarësim të Serbisë në BE

Më: 6 maj 2019 Në ora: 18:47
Wolfgang Ischinger

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger i bëri thirrje Prishtinës zyrtare të heqë taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe të marrë menjëherë në këmbim liberalizimin e vizave.

Ischinger shkroi në Twitter pas samitit të Berlinit, se tani është e qartë se ndarja etnike e territorit nuk duhet të diskutohet.

"Tani të gjithë e dinë pak më mirë se çka nuk është e dëshirueshme. Por si të shkohet më tej? Çfarë duhet të fitojë Serbia (ta njohë Kosovën)? Rrugën e përshpejtuar të anëtarësimit në BE? Por është e qartë - pa njohje - nuk ka anëtarësi! Dhe Kosova duhet të heqë menjëherë taksat dhe të marrë liberalizimin e vizave, "shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat