Berisha akuza Thaçit: Pa shkuar në Hagë mos u merr me negociatat për Kosovën

Aktuale

Berisha akuza Thaçit: Pa shkuar në Hagë mos u merr me negociatat për Kosovën

Më: 6 maj 2019 Në ora: 23:04
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi si argat i Beogradit.

Në studion e “360 Gradë” në RTV Ora, Berisha tha se Thaçi është peng i dosjes së tij në Serbi dhe sipas tij ai nuk duhet të jetë pjesë e asnjë negociate pa shkuar në Gjykatën e Hagës.

Megjithatë Berisha tha se në dijeninë e tij, Thaçi nuk ka kryer krime lufte.

A është për ju tradhëtar Hashim Thaçi dhe nëse po kur u bë?

“Hashim Thaçi është peng i dosjes së tij të Beogradit. Thaçit po ti ketë mbetur pak karakter nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar.

Nuk di të ketë kryer asnjë krim. Gjykata u ngrit vetëm për akuzat që bëri raporti i Dick Marty.Argati mbrapa donte ta anulonte. I thotë vetes ai që është argat. A nuk u tha shqiptarëve një vit rresht se ky është plani im dhe nuk është i Serbisë së Madhe dhe tallet Daçiç me të.

A nuk i tha në prani të gjithë botës Vuçiç: Mbylle mos fol! Hapi sytë dhe mbeti i shastisur. Ne si shqiptarë duhet të ndihemi të turpëruar, tre vetë ishin atje (në Samitin e Berlinit), dy me Vuçiç”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat