Sami Kurteshi: Hashim Thaçi ka probleme psikike

Aktuale

Sami Kurteshi: Hashim Thaçi ka probleme psikike

Më: 7 maj 2019 Në ora: 00:00
Sami Kurteshi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka goditur presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Kurteshi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi “në aspektin intelektual është i kompleksuar”.

“Ka mangësi të theksuara intelektuale”, ka deklaruar Kurteshi.

Deputeti i VV’së madje ka thënë se Thaçi po ashtu “ka probleme psikike”, dhe ka akuzuar ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës se i ndërron deklaratat e veta.

Kurteshi gjithashtu e ka quajtur Thaçin shpifës, për akuzat ndaj tij se ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat