Profesor Agani, njeriu që vuri themelet e luftës çlirimtare dhe të UÇK-së në vitin 1991

Aktuale

Profesor Agani, njeriu që vuri themelet e luftës çlirimtare dhe të UÇK-së në vitin 1991

Nga: N.Sh Më: 7 maj 2019 Në ora: 09:44
Fehmi Agani

Në 20 vjetorin e vrasjes së profesorit Fehmi Agani, nga Serbia, kujtimi për të vetëm po rritet.

Ish-agjenti i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari thotë se, Agani është hero, ishte largpamës dhe kolos i çështjeve kombëtare.

Miftari thekson se, profesor Agani është njeriu që i vuri themelet e luftës çlirimtare dhe UÇK-së në vitin 1991.

“Një hero, një largpamës, një kolos i çështjeve kombëtare. Njeriu që i vuri themelet luftës çlirimtare dhe të vet UÇK në 1991, njeriu që me urësin dhe zgjuarsinë e tij diplomatike ishte shndërruar në armikun numër një të Serbisë prandaj edhe e vranë!

Na e vranë kolosin, por heronjtë tan nuk vdesin kurrë, pasi sot jeton vepra e tyre, gjaku i dëshmorëve tanë është ndriçimi, udhë rrëfyesi i rrugës tonë si popull, por edhe si shtet i lirë sot.. Nderime profesor”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat