Veseli: Kosova dhe Iowa do ta forcojnë edhe më tutje partneritetin

Aktuale

Veseli: Kosova dhe Iowa do ta forcojnë edhe më tutje partneritetin

Nga: Z.B Më: 7 maj 2019 Në ora: 11:42
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të KosovësKadri Vesei, ka bërë të ditur se ka takuar, Gjeneralin Timothy Orr nga dhe Iowas , ngase, siç thotë Veseli, miqësia e jashtëzakonshme mes Kosovës dhe Iowas është trashëgimi, përcjell “Bota sot”.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Gjenerali Orr po pensionohet nga Garda Kombëtare e Iowas, por ai nuk do të pensionohet kurrë nga miqësia me Kosovën.
“Kosova dhe Iowa do ta forcojnë edhe më tutje partneritetin, duke marrë shembull pasionin e madh për këtë miqësi të Gjeneralit Orr”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

Miqësia e jashtëzakonshme mes Kosovës dhe Iowas është trashëgimi e Gjeneralit Timothy Orr. Pata kënaqësi të madhe që ta takoj sërish sot në Prishtinë, atë dhe shumë miq nga Iowa. Gjenerali Orr po pensionohet nga Garda Kombëtare e Iowas, por ai nuk do të pensionohet kurrë nga miqësia me Kosovën. Garda të cilën e udhëhoqi është partneri kryesor i Ushtrisë së Kosovës. Për 40 vjet shërbim në Ushtrinë Amerikane, Orr është model i një qytetari e patrioti të devotshëm për sigurinë dhe paqen e vendit të tij, por edhe gjithë botës. Kosova dhe Iowa do ta forcojnë edhe më tutje partneritetin, duke marrë shembull pasionin e madh për këtë miqësi të Gjeneralit Orr.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat