Flet komandant Remi për Gjykatën Speciale: Shpejt do të...

Aktuale

Flet komandant Remi për Gjykatën Speciale: Shpejt do të...

Nga: N.Sh Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:59
Remi në Hagë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i cili ishte i thirrur muaj më parë nga Gjykata Speciale për intervistim, thotë se kjo gjykatë sa më shpejt do të përfundoj punën.

Remi përmes një postimi në Facebook, thotë se, UÇK-ja, nuk ka mbërri asnjëherë deri aty sa të lëndoj të drejtën ndërkombëtare, dhe pret që Gjykata Speciale do ta vërtetoj këtë.

“Prishja e planeve të disa akterëve në regjion dhe hapja e rrugës për forcat zhvillimore perendimore, ka qenë e vështirë të kalojë pa ndonjë reagim të ngjashëm”, shkruan Remi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Intervistimet dhe hetimet nga Gjykata Speciale të përfundojnë punën sa më shpejt!

??UÇK-ja nuk ka mbrri asnjëherë deri aty sa të lëndojë të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Speciale do ta vërtetojë këtë!

Prishja e planeve të disa akterëve në regjion dhe hapja e rrugës për forcat zhvillimore perendimore, ka qenë e vështirë të kalojë pa ndonjë reagim të ngjashëm.

Mbyllja e kësaj historie, i hapë rrugë funksionimit të shtetit të së drejtës, dhe zhvillimit në përgjithësi.

Rroftë,UÇK vlerë e Kombit Shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat