Kurti: Luftëtarët e lirisë kishin ndërgjegje të lartë njerëzore

Aktuale

Kurti: Luftëtarët e lirisë kishin ndërgjegje të lartë njerëzore

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:26
Albin Kurti

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë homazhe në nderim të 20 vjetorit të Epopesë së Çabratit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se luftëtarët e lirisë kishin ndërgjegje të lartë njerëzore e përgjegjësi të thellë kombëtare.

“Luftëtarët e lirisë kishin ndërgjegje të lartë njerëzore, kishin përgjegjësi të thellë kombëtare dhe pikërisht nga këto dy karakteristika të tyre vinte edhe heroizmi, guximi e trimëria e pashoq” tha Kurti.

20 vite më parë, me datë 7 edhe 8 maj, në Çabrat u zhvillua luftë e drejtpërdrejtë me forcat serbe ku ranë 7 dëshmorë dhe 41 civil. 43 qytetarë të asaj lagje në Gjakovë u rrëmbyen dhe u zhdukën kurse 77 të tjerë, poashtu të paarmatosur, u arrestuan për tu mbajtur në burgje deri në vitin 2001.

Mbetën të tjerë të plagosur, e në mesin e dëshmorëve  ishte edhe Yllka Domin, që ra në këtë betejë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat