Veseli tregon se a i shfrytëzon spitalet publike në Kosovë

Aktuale

Veseli tregon se a i shfrytëzon spitalet publike në Kosovë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:01
Kadri Veseli ne QKUK

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i pyetur nëse shfrytëzon shërbimet shëndetësore për trajtim në spitalet publike të Kosovës, ka thënë se deri më tani nuk ka pasur nevojë, porse do të zgjidhte të trajtohet nga mjekët kosovarë nëse ekzistojnë kushtet teknike.

Kreu i Kuvendit ka treguar se i ati i tij kishte qenë i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK dhe se është i kënaqur me shërbimet e stafit.

Veseli: Çka munden doktorët tanë do të jemi te doktorët tanë

“Unë e takova njërin nga mjekët të cilin e falënderoj, i cili kishte pasur punë edhe në Klinikën Infektive, babin tim e kam pasur rreth katër javë në Klinikën Infektive, për ata të cilët e dinë po cdo mbrëmje kam ardhur se e kam pasur prind. Po i falënderoj shumë për shërbimet shëndetësore të cilat janë duke i dhënë. Tani kur po e bisedojmë këtë pjesën, unë për veti si për të tjerët, aty ku mundemi, çka munden doktorët tanë do të jemi te doktorët tanë. Aty ndoshta ku nuk munden doktorët tanë do të mundohemi t’i minimizojmë shpenzimet që të dalim jashtë. Për fat, shyqyr Zotit deri më tani nuk kam pasur nevojë i nderuar, ishalla nuk bien kurrë as ty as mua, por cdo qytetari në moment kur nuk kemi mundësi me marrë shërbime në Kosovë, për shkak të çështjeve teknike, jo për shkak të aftësive se i kemi doktorët e jashtëzakonshëm”, tha Veseli.

Këto komente Veseli i ka bërë gjatë përurimit të objektit të ri të ambulancave specialistike në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat