Testi për patentë shoferë tash edhe në gjuhën turke

Aktuale

Testi për patentë shoferë tash edhe në gjuhën turke

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:51
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj priti sot në takim deputetët turq nga Grupi parlamentar 6+, për t’ua dorëzuar mostrën e testimit teorik për patentë shoferë në gjuhën turke.

Lekaj tha se tashmë është përmbushur kërkesa që të gjithë kandidatët e komunitetit turk t’i nënshtrohen testit në gjuhën e tyre.

Për punën e bërë në realizimin e kësaj kërkese të nevojshme për komunitetin që përfaqësojnë, në emër të grupit parlamentar 6+ nga radhët e komunitetit turk, ministrin Lekaj e falënderoi deputetja Muferra Sinik, njëherësh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Të gjithë kandidatët që duan t’i nënshtrohen testit për patentë shoferë në gjuhën turke, paraprakisht duhet të parashtrojnë kërkesë pranë Njësisë së Patentë Shoferëve ku ata do të testohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat