Kongo letër Serbisë pas deklaratave të Pacollit: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Kongo letër Serbisë pas deklaratave të Pacollit: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:55
Behgjet Pacolli

Republika Demokratike e Kongos nuk njeh, as de facto dhe as de jure, pavarësinë e Kosovës. 

Ky njoftim, siç shkruajnë mediat serbe se ka ardhur sot nga Ambasada e Kongos në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ambasada thuhet se ka bërë këtë reagim për shkak të deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili më 2 maj 2019 tha se Kongo së shpejti do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, në deklaratë Ambasada i kërkon Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë të marrë parasysh këtë sqarim.

Kongo nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia vazhdon të besojë në miqësinë e ish- Jugosllavisë me vendet afrikane, disa nga të cilat ende s’e kanë njohur Kosovën.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dy javë më parë paralajmëroi dy njohje të reja për vendin.

Ai ka thënë se këto ditë pritet njohja e Kosovës nga Kongo dhe Etiopia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat