Zbulohet sa para ishin ndarë në vitin 1998 për arrestimin e Baton Haxhiut nga Sabit Geci

Aktuale

Zbulohet sa para ishin ndarë në vitin 1998 për arrestimin e Baton Haxhiut nga Sabit Geci

Nga: N.H Më: 8 maj 2019 Në ora: 07:43
Baton Haxhiu

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment për gazetarin Baton Haxhiu.

Ai mes tjerash në postimin e tij, potencon se Haxhiu dikur ishte spiun i UDB-së, ndërsa tani patriot i presidentit të Kosovës, të Serbisë dhe kryeministrit Rama.

Miftari gjithashtu ka zbuluar se në vitin 1998 në Likoc për arrestimin e postierit të Stanishiqit, Baton Haxhiut, ishin premtuar rreth 2000 markë shpërblim nga Sabit Geci.

“Dikur vetëm spiun serb i UDB sot patriot' i Hashim Thaçit, Edi Rames dhe Aleksander Vuçiqit. Në vitin 1998 në Likovc për arrestimin e postierit të Stanishiqit Baton Haxhiut ishin premtuar 2000 markë shpërblim nga Sabit Geci, e sot Batoni orkestrues i Vuçiqit, Ramës dhe Hashim Thaçit! Ece biri në fije!”, ka shkruar Miftari në llogarinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat