Reçica merr mbështetje amerikane për punësimin dhe aftësimin profesional

Aktuale

Reçica merr mbështetje amerikane për punësimin dhe aftësimin profesional

Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:28
Foto nga takimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim një delegacion nga Shteti i Ioëa-s, SHBA, kryesuar nga Presidenti i kolegjit DMACC (Des Moines Area Community College), Rob Denson, njofon MPMS- përmes një komunikate për media.

Reçica shprehu falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën, në të gjitha fazat e saj të shtetndërtimit dhe zhvillimit.

Reçica e njoftoi Denson rreth problemeve që Kosova po përballet sa i përket papunësisë si dhe mungesës së punëtorëve të kualifikuar, sipas nevojave të tregut të punës.

Ai theksoi se aftësimi profesional dhe orientimi i të rinjve në karrierë janë të domosdoshme dhe çelës i zbutjes së papunësisë në vend.

Në anën tjetër, Denson ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-ve për të ndihmuar Kosovën në çështjet për të cilat u diskutua rreth punësimit dhe aftësimit profesional.

Pas takimit, ministri Reçica dhe delegacioni nga Ioëa vizituan Qendrën e Aftësimit Profesional në Prishtinë për të parë nga afër punën që bëhet në shërbim të punëkërkuesve, të cilët zgjedhin këtë qendër për të ndjekur trajnimet profesionale në profilet që ofrohen aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat