Gorani: Këtë vit Kosova u përballë me kriza qeveritare e ngërçe parlamentare

Aktuale

Gorani: Këtë vit Kosova u përballë me kriza qeveritare e ngërçe parlamentare

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:47
Shqipe Pantina dhe Dukagjin Gorani

(E plotësuar) - Partia Socialdemokrate nesër i bën një vit nga themelimi i saj si parti politike. Në një konferencë për media, zyrtarë të këtij subjekti deklaruan se ky vit ishte i krizave qeveritare dhe i ngërçeve parlamentare.

Deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani, tha se Kosova vazhdon të ndodhet në një udhëkryq, e përcjellë me dallime sociale, me një varg problemesh e sfidash tjera. E në këtë kohë të ndasive sociale, ai tha se PSD është e angazhuar që të promovojë arsyeshmërinë në veprim dhe kreativitetin në mendim.

Sipas tij, kjo është një rrugë e gjatë për të gjithë, pasi vendi vazhdon që të jetë në udhëkryq.

Gorani: PSD po i bën 1 vit, ishte vit i krizave qeveritare e ngërçeve politike

“Për të gjithë ne ishte një vit i sfidave shoqërore, kolektive e personale. Një vit i krizave qeveritare dhe i ngërçeve parlamentare. Ishte vit i thellimeve të ndasive dhe i armiqësimeve grupore e ndërpartiake. Më shumë e më shpesh se kurrë me parë në këto 20 vjet, ky vit u përkufizua me mungesë të tolerancës politike, të llogaridhënies institucionale dhe të arsyeshmërisë konstruktive në politikë. Gjatë gjithë kësaj kohe, me këmbëngulje, PSD u angazhua që megjithatë t’i mirëmbajë këto dallime. Që ta bëjë dallimin mes qëndrimit opozitar dhe të tifozërisë destruktive”, tha ai.

Deputetja Shqipe Pantina tha se dy shembujt më të mirë të angazhimit të PSD-së janë dy komunat në të cilat qeverisë kjo parti - Prishtinë dhe Kamenicë. Ajo tha se PSD ka promovuar edhe transparencën, duke bërë që komuna e Prishtinës të marrë 100 pikë për transparencë.

Pantina: Pasqyra më e mirë e punës së PSD-së, qeverisja në Prishtinë dhe Kamenicë

“Pasqyra më e mirë e punës sonë është qeverisja në Prishtinë dhe Kamenicë, ku përmes politikave socialdemokrate dhe zhvillimore kemi dhënë shembull të barazisë, të qeverisjes me transparencë, të përfshirjes të qytetarëve në vendimmarrje dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Ne kemi aplikuar kuotën gjinore 50/50 në gjitha strukturat e PSD-së. Gjithashtu, në Prishtinë dhe  Kamenicë kemi arritur thuajse kuotë të barabartë. Në Prishtinë, 7 drejtori udhëhiqen nga gratë, 44 për qind, përderisa në Kamenicë kjo është 54 për qind, do të thotë nga 11 drejtori, 6 drejtohen nga gratë. Kjo krahasuar me komunat tjera ku vetëm 15 për qind të drejtorive udhëhiqen nga gratë”, u shpreh ajo.

Duke vlerësuar transparencën , ajo përmendi iniciativat e marra nga ana e PSD-së në Kuvendin e Kosovës.

Inicimi i 7 debateve parlamentare, inicimi dhe miratimi i 5 rezolutave, thirrja e katër interpelancave, inicimi i dy projektligjeve, parashtrimi i mbi 60 pyetjeve parlamentare, ishin disa nga aktivitetet e PSD-së që ajo renditi në kuadër të punës 1-vjeçare të subjektit të cilit i takon.

Ndër sukseset, Pantina renditi edhe hapjen e 17 degëve të këtij subjekti politik, për çka u shpreh se është vetëm fillimi.

Ndryshe, nesër më 9 maj, PSD përmes një eventi do të shënojë 1-vjetorin e themelimit.

1 vjet nga themelimi i PSD-së, Gorani thotë se ishte vit i sfidave dhe krizave

Kosova vazhdon të ndodhet në një udhëkryq, e përcjellur me një vit të krizave qeveritare e i ngërçeve parlamentare.

Për më tepër, Kosova po përballet me dallime të mëdha sociale.

Kështu u tha në 1- vjetorin e themelimit të Partisë Socialdemokrate, ku deputeti Dukagjin Gorani, tha se në kohën e ndasive sociale PSD është e angazhuar që të promovojë arsyeshmërinë në veprim dhe kreativitetin në mendim.

Sipas tij, kjo është një rrugë e gjatë për të gjithë, pasi vendi vazhdon që të jetë në një udhëkryq.

"Sot e shënojmë një vit prej se PSD është themeluar si një subjekt. Për të gjithë ne ishte një vit i sfidave shoqërore, kolektive e sociale. Ishte një vit i krizave qeveritare dhe i ngërçeve parlamentare. Ishte vit i thellimeve të ndasive dhe i armiqësimeve grupore e ndërpartiake. Më shumë e më shpesh se kurrë me parë në këto 20 vjet, ky vit u përkufizua me mungesë të tolerancës politike, llogaridhënies institucionale dhe të arsyeshmerisë konstruktive politike", tha ai.

Ai tha se shteti është pasqyrë e nivelit të vetëdijes për bashkëpunim, trajtim të barabartë e respekt për njëri - tjetrin.

E deputetja Shqipe Pantina, tha se dy shembujt më të mirë të angazhimit të PSD-së janë dy komunat në të cilat qeverisë PSD-ja, në Prishtinë dhe Kamenicë.

Ajo tha se PSD ka promovuar edhe transparencën, duke bërë që komuna e Prishtinës të marrë 100 pikë për transparencën.

Ndër sukseset e PSD-së, Pantina renditi edhe hapjen e 17 degëve të këtij subjekti politik, për çka u shpreh se është vetëm fillimi.

Nesër më 9 maj, duke filluar nga ora 18:30, PSD përmes një eventi do të shënojë 1 vjetorin e themelimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat