Musliu: Ne nuk jemi komision hetimor por puro politik

Aktuale

Musliu: Ne nuk jemi komision hetimor por puro politik

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:49
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu që është edhe anëtare e Komisionit hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova tha se deputeti Driton Selmanaj i cili sipas saj e ka politizuar komisionin.

Musliu këto deklarata i dha pas mbledhjes së komisionit ku u intervistuan shefi i AKI-së Shpend Maxhuni dhe ish shefi Driton Gashi.

Selmanaj tha se PDK po mundohet ta dëmtojë punën e komisionit ndërsa Musliu tha se kolegu i saj nga LDK nuk e ka lejuar  kryetarin e komisionit që të hudhet në votim propozimi i Hajdar Beqës që të dërgohet në zyrën ligjore kërkesa e presidentit për raportin e eksperit ndërkombëtar.

“Këta e panë që nuk munden me i rezistu këtij vendimi dhe e lëshuan mbledhjen. Presidentin e kanë ftuar  per te raportuar gjithmonë kur ka qenë për vizita jashtë vendit. Këto parti nuk mund t’i mbijetojnë skenës politike nese nuk merren me emrin e Presidentit Thaçi. Nuk është mbyllur takimi i rregullt, e ka mbyllur Driton Selmanaj ne menyre demonstrative pa i futur ne votim propozimet e Hajdar Beqes per interpretim te neneve nga zyra ligjore e Kuvendit dhe propozimin e Sami Kurteshit per ta vazhduar mandatin e Komisionit”, tha Musliu.

Sipas saj komisioni është lojë dhe tendencë politike që të bëjnë politikë. I potencova dy kërkesat, presidentit dhe Gashit që të marrin interpretimin.

Musliu thotë se ata nuk janë komision hetimor por komision puro politik.

“E  shfrytëzojmë për politikë dhe kjo vjen nga partitë opozitare”, tha Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat