Hapet në Prishtinë Instituti Diplomatik Ndërkombëtar

Aktuale

Hapet në Prishtinë Instituti Diplomatik Ndërkombëtar

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:30
Hapet në Prishtinë Instituti Diplomatik Ndërkombëtar

Nga sot Kosova është bërë me Institutin Diplomatik Ndërkombëtar, dega e të cilit është hapur në Prishtinë.

Presidenti i këtij instituti, Paolo Giordani tha se do të ndihmojnë në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Ai tha se në Kosovë nuk ka ardhur për të marrë para, por për të ofruar kontributin e tyre në afrimin e vendit me Evropën.

Giordani: Do të sjellim kulturë për të qenë më afër Evropës

“Nuk është se ne vijmë në këtë shtet për të kërkuar të holla, por kemi ardhur këtu për të ndihmuar për zhvillimin e këtij shteti që sipas meje është një shtet i mrekullueshëm. Jam i sigurt që në Kosovë do të gjejmë bashkëpunim ashtu siç edhe premtuan ministrat që i takuam sot në mëngjes. Do të sjellim këmbim, kulturë dhe të jemi sa më të bashkuar me Evropën”, tha ai.

Giordani tha se sot në takimin që ka pasur me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi u dakorduan që të bashkëpunojnë për zhvillimin e kulturës.

Ndërsa, kryetari i Institutit Diplomatik Ndërkombëtar, dega në Prishtinë, Ragip Berisha, shpreson që punën e mirë të institutit ta vazhdojnë në Kosovë me qëllim që vendi të ecë përpara.

Berisha: Shpresojmë ta vazhdojmë punën e mirë për të ecur përpara

“Shpresojmë që të vazhdojmë punën mirë me të gjitha institucionet e Kosovës që të ecim një hap sa më shpejt përpara”, tha Berisha.

Fjalë rasti në këtë inaugurim mbajti edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Çerkin Dukolli, i cili tha se instituti do të sjellë përvoja të reja në shoqërinë kosovare.

Dukolli: Shpresoj të këmbejmë përvoja të reja në çdo fushë

“Biseduam për shkëmbimin e përojave edhe në aspektin politik, në fushën e ekonomisë dhe në fushën e kulturës dhe të gjitha që na rrethojnë. Po besojmë shumë që ky institut do sjell përvoja të reja për të gjithë ne, për të gjitha dikasteret tona juridike dhe institucionale dhe ne si shoqëri i ofrojmë bashkëpunimin e duhur”, tha Dukolli.

“Istituto Diplomatico Internazonale”, i cili degën e tij kryesore e ka në Romë të Italisë, është hapur në vitin 1994 dhe vepron në rreth 30 qendra botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat