Kabashi për Thaçin e Haxhiun: Në një shtet të vërtetë ata do të...

Aktuale

Kabashi për Thaçin e Haxhiun: Në një shtet të vërtetë ata do të...

Nga: N.Sh Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:38
Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi

Publicisti Bajram Kabashi përmes një shkrimi në Facebook, në lidhje me Baton Haxhiun dhe Hashim Thaçin, thotë se, po të ishin në një shtet të vërtetë, çështja e tyre do të ishte çështje e hetuesisë dhe organeve të ndjekjes.

Ai shton se, akuzat drejtuar Thaçit e Haxhiut pa dyshim që do të ishin vërtetuar deri tash.

Sa i përket presidentit Thaçi, ai shton se, në vende tjera të botës ai nuk do të kishte më mundësi që të mbetej president.

Lexojeni postimin e plotë:

Une nuk i them as patriot as tradhëtar, pasi cështja e tij dhe e Hashim Thacit në një shtet të vërtetë, do të ishte cështje e hetuesisë dhe organeve të ndjekjes. Të gjitha akuzat e shqiptuara ndaj tyre pa dyshim që do të ishin vërtetuar deri tash, ndërsa Hashim Thaci në pak vende të botës, përpos në Kosovë, nuk do të kishte më mundësi që të mbetej president pas qitjes praktike në ankand shitjeje të vendit të vet, meqenëse nuk i deshti më brenda Kosovës "tokat e Rankoviqit", sic i duam ne nostalgjikët e tij!

Veprimet e Hashim Thacit fund e krye kanë qënë antikushtetuese dhe si të tilla do të duhej të ishin trajtuar!

Une e dij që këtë status timin të shkurtër dikush mund ta përcjellë me komentet etiketuese ndaj të apostrofuarve, si: "tradhëtari", "Esad Pasha...", "Ah, ku je ore Avni Rrustem" etj., por une edhe nëse thërrasin për dhunë nuk do t'i largoj komentet e tilla, se sicili e ka për detyrë të mendoj se cka po thotë. Une nuk do t'i korrigjoj e as që do t'i ndëshkoj ata me largim nga miqësia virtuale, qoftë edhe për mendimet e tyre të gabueshme. Në asnjë mënyrë nuk do të marrë para tyre poza të rënda e të shtirura intelektuale, kur e kam pasur dhe e kam në shpirt ndjenjën e drejtësisë dhe raportin e së mirës me të keqën.

Nuk e kam ndërmend as që ta marrë detyrën e policisë, e cila sigurisht i përcjellë edhe "luftërat" që bëhen në debatet e pafundme në rrjetet sociale. As nga aspekti profesional si gazetar hulumtues-zbulues nuk dua të bëjë gabime që nuk duhet t'i bëjë, pasi me shlyerjen e komenteve të cilësuara prej meje në këtë a atë mënyrë, mund të humbas ndonjë gjurmë apo dëshmi...Ma e mira e së mirës është që askush prej nesh mos të kërcënoj askend, megjithëse dihet botërisht që "kërcenimi" ndaj një individi sado i rëndë të jetë, nuk mund të jetë njësoj si kërcënimi ndaj integritetit territorial të vendit, nga njeriu më përgjegjës për mbrojtjen dhe garantimin e tij në bazë të Kushtetutës. Sic nuk është mirë t'i kërcënojmë as islamistët politik, që janë frymëzuesit kryesor të Jihhad-it (xhihadizmit panislamik), megjithëse ata në fund të fundit duhen penguar me të gjitha mënyrat e shtetit ligjor, për të mos i lejuar ta shkatërrojnë kombin shqiptar të cilin synojnë gjithmonë ta bëjnë pjesë të miletit/ummetit të "profetit" Mohammad. Kështu pra e shoh une problemin si gazetar hulumtues: tek ruajtja e gjurmëve, qoftë edhe të ndonjë informate të vogël në shikim të parë, e cila mund të ndihmoj. Prandaj, miqë e mikesha ju lus që të shkruani shlirshëm, ashtu sic juve ua merr mendja; me gabime drejtshkrimore e pa gabime të tilla, se nuk e kemi ndërmend të gjykohemi për mendimet e dhëna në debatet në fb.

Prandaj, nëse ka të tillë që shqetësohen aq shumë nga fjalët e rënda, kisha me i këshillue miqësisht që të mos e mundojnë vetën aq shumë, se ka kush mendon për gjuhën eventuale të urejtjës së kujtdoqoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat