Vjosa Osmani në Berlin, diskuton për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Vjosa Osmani në Berlin, diskuton për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Nga: Z.B Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:50
Pamje nga takimi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka bërë të ditur se me ftesë të Aspen Germany, është në Berlin të Gjermanisë, ku ka pasur takime me zyrtarë qeveritar dhe me deputetë të Bundestag-ut, përcjell “Bota sot”.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim u diskutua për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe fuqizimin e rolit të Parlamentit në Kosovë.

Tutje, Osmani ka shkruar se, “Bashkëbisedim i shkëlqyeshëm me Dr.Christian Hellbach nga MPJ gjermane, Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestag, Günther Krischbaum, dhe me deputetin e Bundestagut Dr.Patrick Sensburg”.

Postimi i plotë:

Takime e diskutime produktive sot në Berlin (me ftesë të Aspen Germany) me zyrtarë qeveritar e me deputetë të Bundestag-ut për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe fuqizimin e rolit të Parlamentit në vendin tonë.

Bashkëbisedim i shkëlqyeshëm me Dr.Christian Hellbach nga MPJ gjermane, Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestag, Günther Krischbaum, dhe me deputetin e Bundestagut Dr.Patrick Sensburg. ?? ??

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat