Haradinaj: Tani dialogun do ta udhëheqin Merkel dhe Macron

Aktuale

Haradinaj: Tani dialogun do ta udhëheqin Merkel dhe Macron

Më: 8 maj 2019 Në ora: 18:25
Mbledhja e këshillit drejtues të AAK-së

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot se do të ishte më e mençur që pala shqiptare të mbante një qëndrim të njëjtë në Samitin e Berlinit që u mbajt më 29 prill.

Këtë deklaratë Haradinaj e bërë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të subjektit që ai e udhëheq, ku ka folur për situatën politike në vend, duke u treguar kritik për dy partitë opozitare, LDK-në dhe Vetëvendosjen, ndërsa përsëriti se nuk do të ketë pezullim të tarifës për mallrat që hyjnë nga Serbia.

Duke folur për samitin e Berlinit, ai tha se kancelarja Merkel dhe presidenti Macron ia kanë marrë çështjen e dialogut Mogherinit, gjë që sipas tij, tregon se më nuk ekziston tema e territoreve. Ai ka thënë po ashtu se rreziku i dorëzimit të sovranitetit ka kaluar për Kosovën. Sipas tij janë tejkaluar edhe disa rreziqe, sikurse ai që ka qenë për largimin e mundshëm të Bonsteel-it nga Kosova. Po ashtu është shpëtuar edhe GJND-ja edhe sovraniteti i vet, pasi nëse vet Kosova nuk e hap vendimin e GJND-së, këtë nuk mund ta bëjë askush tjetër.

"Presidenti Macron dhe kancelarja Merkel kanë kërkuar nga unë suspendimin e taksës, për me e plotësu dialogun. Atëherë unë kam treguar se si çdo të dytën ditë duhet të shkoj në vende të shumta ku kanë ndodhur masakra në Kosovë, me qëndruar me familjarët që kanë shumë dhembje për njerëzit e vrarë, e përkundër kësaj situate të dhimbshme, u kam thënë se nuk kam hezituar të vijë në dialog pa asnjë kusht. Kështu që është me të vërtet jo parimore që njëra palë me u pranuar me vendos kushte, në këtë rast Serbia. Dhe, në këso forme unë jam mbrojtur për mos heqjen e taksës. Është e vërtetë se kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi më kanë kërkuar që të kem mirëkuptim për dy udhëheqësit evropianë, dhe kjo është e kuptueshme. Ndoshta ka qenë më e mençur që ne, pala shqiptare, kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi, të mbanin një qëndrim që nuk bënë me u kushtëzuar dialogu, për mua do të ishte më i l ehtë menaxhimi pastaj. E si ishte biseda, dua tua them 2-3 konstatime që janë dal aty. Përmbajtësish është hequr nga tavolina çështja e kufirit dhe territoreve. Diçka tjetër që unë konsideroj se ka ndodhur, është se Merkel dhe Macron e kanë marrë dialogun, do te thotë dialogu i udhëhequr nga Mogherini më nuk ekziston", tha ai.

Haradinaj ka kritikuar dy subjektet opozitare, LDK-në dhe Vetëvendosjen, siç ka thënë ai se “kanë futur veshët në lesh” duke u marrë më shumë me çështjen e mocionit, sesa me çështjet e rëndësishme të vendit.

Haradinaj është shprehur se është fat i mirë që askush nuk është përkrahës i një “Dodik republike në Ballkan”.

"Nuk duam edhe një ‘Dodik republikë në Ballkan’, sepse ai do të ishte kali i Trojës i Putinit në Ballkan. Një mundësi që Putini me vazhduar me luajtur influencë në Kosovë dhe në rajon. Pra, një asociacion i komunave në bazë të Kushtetutës tonë po, një ‘Dodik republikë’ jo", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat