Kancelaria gjermane konfirmon: nuk ka ndryshim kufijsh, Kosova është një dhe e pandashme

Aktuale

Kancelaria gjermane konfirmon: nuk ka ndryshim kufijsh, Kosova është një dhe e pandashme

Nga: A.SH Më: 8 maj 2019 Në ora: 19:08
Vjosa Osmani, Korab Sejdiu, Matthias Lüttenberg dhe Ilir Deda

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Ilir Deda dhe Korab Sejdiu, të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Berlin, pas takimit me Matthias Lüttenberg (Udhëheqës Divizioni për Evropë Qendrore, Lindore dhe Juglindore), edhe një herë e kanë konfirmuar se sipas kanceralis gjermane nuk ka ndryshim kufijsh dhe se Kosova është një dhe e pandashme. Këtë e bëri të ditur deputeti Korab Sejdiu përmes profilit të tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Kancelaria gjermane konfirmon: nuk ka ndryshim kufijsh. Kosova është një dhe e pandashme.

Sot pas takimit me Matthias Lüttenberg (Udhëheqës Divizioni për Evropë Qendrore, Lindore dhe Juglindore), nga zyra e Kancelares Merkel. ?? ??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat