Pamje kur Vaçe Zela, i ndanë çmimin “Skënderbe”, sopranos me famë botërore, Inva Mula

Aktuale

Pamje kur Vaçe Zela, i ndanë çmimin “Skënderbe”, sopranos me famë botërore, Inva Mula

Nga: Bota Sot Më: 8 maj 2019 Në ora: 19:58
Vaçe Zela, Inva Mula

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, ka publikuar një video të vitit 1997, me rastin e ndarjes së çmimeve “Skënderbë”.

Në këtë gala mbrëmje, ishin prezent personalitete të shquara shqiptare.

Në videon e realizuar 22 vjet më parë, të pranishëm përveç shumë personaliteteve tjera, janë edhe Inva Mula dhe Vaçe Zela.

“Gazeta kombëtare “Bota sot” përherë ka respektuar mendimin e lexuesit të saj. Edhe mbrëmja gala e nëntorit të vitit 1997, ku u nda e çmimi Skënderbe, për personalitete që ndriçuan atdheun me veprat e tyre, ishte përzgjedhje e lexuesve.

Në këtë ngjarje të rëndësishme nuk mund të mos ishin të pranishme dy ikona të muzikës shqiptare, Inva Mula e Vaçe Zela.

Në këtë video që po e ndajë me ju, janë disa sekuenca ku këngëtarja Vaçe Zela, i ndanë çmimin Skënderbe, sopranos tonë me famë botërore, Inva Mula. Inva me këtë rast do të falënderonte lexuesin e gazetës “Bota sot” dhe redaksinë, për çmimin.

Më pas, do ta promovonte kolonën zanore të filmit “The Fifth Element” me aktorin Bruce Ëillis, i cili nuk ishte publikuar ende.

P.S.: Herën tjetër do ta publikojë videon e ndarjes së çmimit për një tjetër personalitet!”, shkruan Mazrekaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat