Daçiq për Thaçin dhe Ramën: Kulmi i pafytyrësisë!

Aktuale

Daçiq për Thaçin dhe Ramën: Kulmi i pafytyrësisë!

Nga: Fatmir Beka Më: 8 maj 2019 Në ora: 21:23
Ivica Dacic

Takimi i kryeministrit shqiptar Edi rama dhe Hashim Thaçit në Tiranë është kulmi i pafytyrësisë së politikanëve shqiptar ka thënë sonte shefi i diplomacisë Ivica Daçiq, shkruan “B92” transmeton “Bota sot”.

Daçiq e karakterizoi takimin Rama -Thaçi në këtë mënyrë për shkak se tema e takimit ishte bashkimi kombëtar i shqiptarëve dhe heqja e kufirit mes Kosovës dhe bashkimi i tri komunave të jugut të Serbisë.

Ai në të njëjtën kohë theksoi se në idetë e këtilla të ndryshimit të kufijve nuk reagojnë, bile heshtin edhe ata që pandërprerë thërrasin në “parime të shenjta” të mos ndryshimit të kufijve.

" Kumtimi i kërkesës për krijimin e Shqipërisë së Madhe pak para fillimit të samitit, që ka qëllim bashkëpunimin regjional mund të bëhet vetëm nga ata që duan të pështyjnë në fytyrë BE-së dhe të gjithë atyre që erdhën në Tiranë", ka thënë Daçiq dhe pyeti:

"Për çka presidenti Aleksandar Vuçiq mund të flas me Federika Mogereni apo me zyrtarët tjerë botëror kur ju bëheni të shurdhër para kërcënimeve të këtilla të hapura të faktorit shqiptaro-madh?", tha ai.

Ku janë ata që deri dje thoshin se ka parime të shenjta të mos ndryshimit të kufijve.

"Apo kjo nuk vlen kur duhet të goditet në Serbinë. Gjërat tash janë më se të qarta: në mënyrë precize u tha se bëhet fjalë për bashkimin e faktorit shqiptar, heqjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe pretendimeve shqiptaro-mëdha në tri komunat në jug të Serbisë. Edhe nëse është nga përkdhelësit perëndimor, ka tejkaluar secilën masë, andaj nuk ka çka të bisedohet në tubimet e ndryshme përderisa nuk dënohet kjo marrëveshje shqiparo-madhe e Thaçit dhe Ramës ", tha Daçiq.

Si thotë ai, ne jemi të vegjël po s’jemi të marrë që mos të shohim se përderisa ne flasim për kompromis, pas shpine lejohet krijimi i Shqipërisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat