Sulmohet Mogherini, pas konferencës me Ramën

Aktuale

Sulmohet Mogherini, pas konferencës me Ramën

Nga: D.RR Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:46
Rama dhe Mogherini

Ndërmjetësuesja e dialogut, Frederica Mogherini, ka marrë kritika të ashpra nga njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, pas konferencës që ajo zhvilloi në Tiranë me Edi Ramën.

Abazi shkruan se edhe njëherë u shpërfaq hipokrizia e Mogherinit, e cila as nuk përmendi krimet serbe e as dëshminë e Vasfije Krasniqit në Kongresin Amerikan.

Tutje, Abazi ka kritika edhe për të parin e Shqipërisë, Edi Rama.

Postimi i plotë:

Mogherini- Furrtari- Lista Srpska- Thaçi- Rama- Batua- barcoleta e vertetë

Në konferencën për shtyp ndërmjet Moghehrinit dhe dhe Ramës, edhe njëherë u shpërfaq hipokrizia e Mogherinit, kombinim i një udhëhqese të pa përvojë, të një anëshme, krejt jo profesionale, e cila i ngarkoi pergjegjësinë e dështimit të dialogut Taksës dhe jo lojrave të fëlliqura, sabotazhit të vazhdueshëm të serbisë në Interpol dhe për tërheqjen e njohjeve, dhe të gjitha pengesave tjera që Serbia i ka bërë në vazhdimësi, kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj. Në fakt asnjë fjalë të vetme nuk e tha as për dhunimet dhe krimet për të cilat Vasfije Krasniqi- Godman është duke folur. Së paku në nivelin e solidaritetit njerëzor, Mogherini do të duhej të kërkonte nga Serbia që të kërkoj falje, dhe të fillonte procedurat e hapjes së dosjeve për dhunimet e bëra. Mogherini në logjikën e saj mendon që Beogradi dhe Prishtina mund t’i normalizojnë mardhëniet, dhe ky normalizim mund të përfshijë edhe ndarje e copëtim të Kosovës, sepse për Moghenrinin, Thaçin, Ramën, Batuan, propozimi i Vucicit për ndarje mund të përkthehet në vazhdim të pushtetit dhe pasurimit të KLANE-ve të tyre. Dialogu i përkufizuar si Beograd -Prishtinë- për të ruajtuar kinse neutralitetin nga BE, e që nuk ka neutralitet kur flet dhe merr anë gjatë gjithë kohës, dhe shërbehet me gënjeshtra për demarkacionin me Malin e Zi, e që nuk është në gjendje të realizojë as premtimin për viza, do të jetë dështimi më i madh i Mogherinit në karrierën e saj të re politike, së paku Ashton ka dështuar në përfundimin e karrieres së saj. Moghenrini, nuk e ka kuptuar që në Kosovë ka ndodhur gjenocid dhe Lista Srpska si rezultat i dialogut është faktori kryesor i poltikes Kosovare. Lista Srpska, është instrument i politikës së Beogradit në Kosovë, që do të ishte e ngjajshme sikur partia e Hitlerit të kishte veton në Knuseti-in e Izraelit sot. Ne Beograd protestihet kunder bukepjekesit shqiptar vellau i te cilit ka bere shqiponjen me duar- cfare krimi. Çfarë ka kaq të rëndë që Mogherini nuk e kupton apo vërtetë ka vendosur që ta përfundojë karrierën e saj në BE, si një njeri i dështuar?!

Rama ka humbur arsyën plotësisht. Ai, si duket është duke jetuar në kohën e tanishme me idetë e një diktatori që shpërfaqë urrejtejn dhe fyerjen ndaj të të gjithë atyre që mund të mos mendojnë si ai, apo të kenë kurajon për të menduar në formë kritike për atë se çfarë po ndodhë. Një kryeminsiter që i lejon vetës të fyej qytetarët si: budallenj, gomerë, kazanë, dhe të përdorë fjalë dhe fjalor me urrjetje dhe nençmues e denigrues. Në kohen kur shkëmbimi i territorit të Kosovës për interesat e Thaçit dhe miqtë e përbashkët të Ramës, e që dështoi dhe poashtu po dështon hapja e negociatave me BE-në, këta të dy janë hedhur bashkë në vallen e bashkimit kombëtar. Një paraqitje e thatë, një nacionalzëm pa dhëmbë dhe një thirrje e bariut që pa ujkun, por nuk ka asnjë dele. Ai i quan budallenj të gjithë ata që kuptuan pse shkarkoi Ditmir Bushatin dhe nxori për minsiter të punëve të jashtëme një kalam që të bënë të ndjehesh në siklet, se çfarë nxjerr nga goja. Kam hezituar të flas derisa nuk e kam dëgjuar e shikuar vet. Por, është e qartë se ai është aty sepse diku në Gjyakten Kushtetuese të Kosovës është bërë një favor i madh për Batuan dhe bosat e tij. Batua dhe Gjykata Kushtetutese e Kosovës kanë siguruar që kërkesa për shqyrtimin e zgjedhjeve për kryetarin e Prishtinës, të bërë nga LDK të rrëzohet, dhe djaloshi që përkrah idenë e Batuas për ndarjën dhe dhënien e veriut Serbisë, të bëhet minister i punëve të jashtme të Shqipërisë.

Kryeminister Rama -sa shume flet, dil njëherë para publikut dhe trego pse e ke shkarkuar Ditmir Bushatin, dhe pastaj mund të fillojmë të kuptojmë ne “budallenjët” se pse ke emëruar një kalam për ministër të puneve të jashtme të Shqipërisë.

Facebook dhe të gjitha mediat tjera sociale jane pengesë për qeverisjen në prapaskena, pa llogaridhenje dhe të kapur nga krimi dhe korrupcioni , kjo ju pengon juve që mendoni se jeni të mençurit e vetëm. Me vjen keq per ju që mendoni se diktaturat janë të mundura në shekullin 21 dhe se mund të ndaloni e kontrolloni se kush çfarë mendon, Kjo është kohe e tejkaluar dhe jashte të qenurit cool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat